Të dominuar nga ankthi dhe depresioni

Shqipëria

Të dominuar nga ankthi dhe depresioni

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:44

Ankthi dhe depresioni janë gjithmonë e më shumë të pranishëm në jetën tonë. Sipas një ankete të zhvilluar në vitin 2018 nga INSTAT dhe ISHP rezultoi se afro 70 % të pyeturve kanë kaluar të paktën njëherë depresion gjatë jetës së tyre. Sipas psikiatërve faktorët ekonomiko social janë ato që rëndojnë më shumë këtë gjendje.

Arjana Rreli, psikiatre: Shkaqet janë biologjike dhe nga ana tjetër ato që e rëndojnë janë faktorët ekonomik dhe social, për të shpërthyer të tilla problematika. Një person që ka një mirëqenie, baza të sigurt financiare ka më pa k predispozita për të bërë gjendje të ndryshimit të humorit.

Por në krahasim me depresionin, ankthi dominon më shumë në popullatën shqiptare.

“Tendenca ka ardhur në rritje, ankthi është i kudogjendur dhe ngatërrohet shpesh herë me depresionin. Ankthi dominon në popullsi, depresioni ka pjesë edhe ankthin”.

Për sociologët, këto sëmundje mendore ndikojnë drejtpërsëdrejti në shoqëri duke prodhuar deri edhe  kriminalitet.

Entela Binjaku, sociologe: Ndikimet janë të shumanshme, edhe tek rasti i divorceve dhe efikasiteti i punës të përditshme që  shumë njerëz janë të ngarkuar psikologjikisht dhe nuk japin rendiment në punë e tyre, edhe tek ushtrimi i dhunës që kanë si burim depresionin. Deri edhe kriminaliteti.

Depresioni është një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, i lidhur zakonisht me të qënit i trishtuar dhe humorit të keq që sjell ulje të produktivitetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 4.4 % e popullsisë globale janë me depresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat