U sulmua nga qentë endacak derisa po shkonte në punë, shqiptarja mbetet e paralizuar

Shqipëria

U sulmua nga qentë endacak derisa po shkonte në punë, shqiptarja mbetet e paralizuar

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:52
Foto

“Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera”, tregon Anila.

Bashkëshorti Armando Hoxha i ndodhur në kushtet që nuk mund të përballojë shpenzimet e familjes apo edhe vizitat e bashkëshortes kërkon mbështetje dhe ndihmë për familjen e tij prej 5 anëtarësh.

“Ka një muaj gruaja shtrirë. Nuk kam lekë”, thotë bashkëshorti i saj.Ky nuk është rasti i parë që qytetarët bëhen viktima ndaj sulmeve të qenve endacakë.Ata kanë qenë dëshmitarë të rasteve kur qentë të kenë sulmuar fëmijë dhe të rritur e ndërsa shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.

Problematika e qenve endacak është ngritur disa herë, pasi jashtë çdo kontrolli dhe të paushqyer, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua edhe me vdekjen e 61 vjeçares në Dyshnik të Beratit ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat