Nis puna për ujësjellësin e ri në Ersekë, Rama: Të zhvillojmë agro-turizmin

Shqipëria

Nis puna për ujësjellësin e ri në Ersekë, Rama: Të zhvillojmë agro-turizmin

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:38
Edi Rama

Në Ersekë kanë nisur punimet për ujësjellësin e ri, një investim rreth 430 mln lekë që synon të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm për banorët.

Kryeministri Rama pa nga afër se si po shkojnë punimet për këtë projekt krahas atyre për ndërtimin e rrugës.

“Besoj që është një lajm shumë i mirë. I kombinuar me rrugën që tani është plotësuar në gjysmën e saj dhe me segmentin tjetër që do ta kryejmë edhe atë, na japin mundësinë që pastaj gjithë këtë bukuri e gjithë këtë potencial ta vëmë në dispozicion edhe të atyre që duan të investojnë sidomos në agro-turizëm”, tha Rama.

Ujësjellësi aktual i qytetit është ndërtuar në vitin 1957, kur qyteti kishte vetëm ndërtesa 2-katëshe. Sipas inxhinierit të projektit rrjeti ujësjellës shtrihet në 40 kilometer dhe parashikon furnizimin për 7000 banorë të Ersekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat