Fleckenstein: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale, me këtë...

Shqipëria

Fleckenstein: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale, me këtë...

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka ripërsëritur që reforma elektorale, të mbyllet dhe të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu ai ka folur në një intervistë për Shekullin” edhe për fondet e IPA. Pak ditë më parë Parlamenti Evropian, ka miratuar ligjin e fondeve IPA të Bashkimit Evropian. Janë fonde të para-aderimit, të cilat kanë për qëllim investimin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe menaxhimi i këtyre fondeve është i një rëndësie primare. Për këtë arsye janë Bashkimi Evropian ka ndryshuar edhe rregullat e menaxhimit të funksionimit të fondeve që japin. Ato do të monitorohen në mënyrë të rreptë nga ana e Bashkimit Evropian. Bashkë me menaxhimin e fondeve IPA, Parlamenti Evropian është e interesuar që Shqipëria dhe Maqedonia të plotësojë edhe kriteret e përcaktuar nga BE. Këtu përfshihet edhe reforma elektorale. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Felckenstein, në një intervistë për “Shekulli”,  kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale.

“Presim që shumica në parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë e dy grupimeve të komitetit ad-hoc, në mënyrë që tashmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat