Banorët e Laknasit protestë dhe peticion kundër UKT

Shqipëria

Banorët e Laknasit protestë dhe peticion kundër UKT

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Foto

Në orët e para të mëngjesit banorët e Laknasit janë hedhur në protestë kundër Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT).

Njoftimi i Bashkisë Kamëz

Për ironi të fatit, edhe pse stacioni i pompave ndodhet në territorin e Kamzës, 11 mijë banorët nuk marrin shërbimin nga kjo ndërmarrje .

Është skandaloz fakti që 70% e qytetarëve të Laknasit nuk furnizohen fare me ujë, ndërsa për 30% të tyre, uji në çezmat iu shkon vetëm 20 minuta në ditë me orare të papërcaktuara.

Ky realitet i hidhur, i ka nxjerr sot banorët në rrugë duke reaguar ashpër ndaj sjelljes së UKT dhe në mënyrë ultimative kanë kërkuar reagimin urgjent duke lënë afat 6 ditor që t’u kthehet përgjigje kërkesave të tyre. Nëse brenda këtij afati kohor, banorët do të ndeshin indiferencën e UKT, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e stacionit të pompave.

Për realizimin e kërkesa të tyre, banorët kanë bërë dhe një peticion drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë . Kërkesat e banorëve të Laknasit janë krejt legjitime, madje bazuar dhe në ndarjen e re territoriale, ato duhej të kishin gjetur zgjidhje më kohë. Përballë indiferencës së UKT, banorët e Laknasit janë të vendosur t’i dalin zot fatit të tyre të furnizimit më ujë dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen. Banorët nuk tolerojnë të jenë pa ujë të pijshëm kur me 4 pus-shpimet e Laknasit furnizohet një pjesë e Tiranës nga Lapraka në Kombinat.

Kërkesat e banorëve të Laknasit:

1.Furnizim të plotë më ujë të gjithë familjeve me ujë të pijshëm
2.Riparimin e rrjetit ekzistues për faktin pasi ujërat derdhen në sipërfaqe në rrugët e zonës
3.Kalimin e stacionit të pompave në administrim të Ujësjellës Kanalizime Kamëz

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat