Ankimoi zgjatjen e afateve të hetimit, shtyhet vendimi për ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela

Shqipëria

Ankimoi zgjatjen e afateve të hetimit, shtyhet vendimi për ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:43
Policia

Shtyhet për në datën 14 shkurt vendimi për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, I akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë Çela ankimoi zgjatjen e afateve të fundit të hetimeve që prokuroria ka bërë ndaj tij.

Çela ndodhet prej rreth një viti ne arrati pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën "arrest në burg" në mungesë në nëntor të 2017-ës, së bashku me ish-zyrtarin tjetër të policisë Gjergji Kohilën.

Ata dyshohet se kanë favorizuar grupet kriminale gjatë viteve 2015-2016 për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike por që prej nisjes së hetimeve organi i akuzës ka zgjatur tre herë hetimet për të akuzuarit.

Më herët, organi i akuzës, mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Habilaj, por ndau dy dosjet që po hetoheshin bashkë, atë të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat