Veliaj: Tirana ka nevojë për Unazën e Madhe më shumë se kurrë - Bota Sot
Veliaj: Tirana ka nevojë për Unazën e Madhe më shumë se kurrë

Shqipëria

Veliaj: Tirana ka nevojë për Unazën e Madhe më shumë se kurrë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj u shpreh i vendosur se Unaza e Madhe do të ndërtohet. 

Gajtë fjalës së tij në 99-vjetorin e Tiranës kryeqytet, Veliaj tha se ka kryeqyteti ka më shumë nevojë se kurrë për Unazën e Madhe.

Erion Veliaj: Tirana me Unazën e madhe që zgjidh problemin e trafikut të rrënduar tek rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe e zhvillion gjithë zonën e Astirit. Ka parti politike në këtë vend që kanë ambicje të drejtojnë këtë vend ama nuk u ka ikur shpirti nga bashkia duke qenë se nuk bënë asnjë punë në bashki. Më vjen keq, mund ta përdorin politikisht sa të duan. Kush ka pronë do shpronësohet, kush ka nevojë për shtëpi do ketë shtëpi, por Unaza i duhet Tiranës sot më shumë se kurrë nëse duam që 100 vitet e ardhshme të jemi akoma më të suksesshëm se 100 vitet e kaluara. 

Veliaj foli edhe për dy temrinalet në Tiranë, ndërsa u shpreh se në Tiranë do të rikthehet treni.

Erion Veliaj:  Tirana me dy terminale multimodale të transportit. Terminali i Farkës, sapo ka filluar punë dhe jam i bindur se do të ecim. Terminali i dytë ai në Kthesën e Kamzës. Jemi kërkuar nga m inistria e Transporteve që të përfshijmë në terminal edhe stacionin e trenit, sepse edhe treni do të rikthehet në Tiranë. Me një stacion kryesor tek terminali i autobusave te Kthesa e Kamzës dhe më pas me një stacion qytetas, aty ku është fillimi i bulevardit të ri dhe më në fund për të filluar një shekull të dytë të Tiranës edhe me trenin në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...