Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, zbuloni si do të jetë moti në ditët në vijim

Shqipëria

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, zbuloni si do të jetë moti në ditët në vijim

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Për ata që nuk durojnë të ftohtin, nuk ka lajme të mira sa i përket temperaturave. Nga dita e nesërme vendi do të përfshihet nga i ftohti.

Sipas Meteoalb, e hëna mbetet me temperatura të larta, por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO, ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat