Parashikimi i motit, e martë 12 shkurt 2019 - Bota Sot
Parashikimi i motit, e martë 12 shkurt 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e martë 12 shkurt 2019

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Ilustrim

Mbetemi nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira në territor, më të dukshme paraqiten në Jug-Juglindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke ri-kthyer kthjellimet në veri dhe qendër.

Përjashtim bëjnë zonat jugore, të cilat mbetet me reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -4°C në mëngjes deri në 13 °C shënon mesdita.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite në zonat bregdetare me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...