Kuvend, pedagogët kundërshtojnë sërish ligjin e Arsimit të Lartë - Bota Sot
Kuvend, pedagogët kundërshtojnë sërish ligjin e Arsimit të Lartë

Shqipëria

Kuvend, pedagogët kundërshtojnë sërish ligjin e Arsimit të Lartë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:54
Foto

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Edukimit ishin të pranishëm një përfaqësi e Asamblesë së Pedagogëve, të cilët në bllok përsëritën kundërshtimin mbi ligjin e arsimit të lartë.

Sipas pedagogëve, ndarja e prirjeve në financiare dhe akademike është gjë pozitive e ligjit, por problemi qëndron në dy pika: në modelin ekonomik dhe autonominë. Mosfinancimi i universiteteve nga shteti sjell rritjen e tarifave të shkollimit, shprehen ata, gjë që rëndon në xhepat e studentëve si dhe çon në këtë krizë që është sot universiteti.

Lindita Nikolla, këtë herë e ulur në karrigen e anëtares së komisionit, përballë pedagogëve ngriti pyetjen nëse ata vërtetë mendonin se e keqja më e madhe për gjendjen e universiteteve sot vinte nga ligji.

Të thirrur në komision ishin edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, të cilët nuk u paraqitën për të dhënë shpjegime mbi ndërhyrjen e forcave të rendit në ambjentet e Fakultetit të Histori-Filologjisë më 8 shkurt, gjë që solli akuzat e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...