Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Tualet! Në SHBA udhëtoj si njeri i lirë

Shqipëria

Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Tualet! Në SHBA udhëtoj si njeri i lirë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Taulant Balla, Shkëlzen Berisha

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilin është proces gjyqësor për çështjen CEZ.

Balla u shpreh se gojët e liga thonë se Shkëlzen Berisha nuk udhëton dot në SHBA, por djali i ish kryeministrit e mohon dhe thotë se në SHBA udhëton si njeri i lirë dhe nuk shoqërohet nga trafikantët e drogës.

Reagimi i plotë:

Tualet! Une ne SHBA dhe BE pavaresisht gojeve te liga qe ulen mbi ty, udhetoj si njeri i lire, i pa shoqeruar nga trafikante droge te cilet me pas shperblehen me miliona euro nga taksat e shqiptareve.

Por meqe vendose te hapesh kapakun ben mire te na shpjegosh nese trafikantet e droges, te kane dhene thjesht shoqerine e mire apo te kane paguar biletat, hotelet, udhetimet, veshjet e shume shije te tjera qe ndani bashke.

Ben mire te na shpjegosh nese te kane sponsorizuar me parate e droges apo me parate e tenderave qe kane fituar pas kthimit nga udhetimet e me ty.

Beje me mire ti, para se ta bejne specialistet e OSHE kur t’u duhet te shpjegojne kush i ka udheruar per te shpallur fitues te miliona eurove ne kundershtim me ligjin, miqte e shtepise tende. Beje me mire vete. Beje se te ndihmon te shpelahesh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat