Bllokimi nga protesta, “Filologjiku” shtyn datat e provimeve dhe sezonet

Shqipëria

Bllokimi nga protesta, “Filologjiku” shtyn datat e provimeve dhe sezonet

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka dalë me një vendim sa u përket datave të provimeve dhe sezonit. Përmes një njoftimi zyrtar, FHF njofton se semestri i parë do të vijojë deri më 3 mars.

Institucioni në fjalë shprehet se periudha e semestrit të dytë do të jetë 25-mars deri në 23 qershor. Shtyrjet e datave vijnë pas bllokimit të mësimit për shkak të protestës studentore.

FHF shprehet në vendim edhe për mbrojtjen e diplomave në Bachelor dhe sistemin Master.

Njoftimi i plotë:

Vendim nr.3 mbi strukturën e përshtatur për vitin akademik 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve mësimore të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi përshtatjen e strukturës si vijon:

Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës-akademike. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv-dekanët përgjegjës deri më datë 13.03.2019.

Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.

Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.

Viti i dytë i Masterit Profesional Mësuesi, nuk do të ketë sezon provimesh, por do t’i zhvillojë ato në fundjavë, gjatë periudhës së praktikës profesionale.

Periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars — 23 qershor 2019. Do të mbahet mësim edhe të shtunave, deri në zëvendësimin e dy javëve mësimore, në oraret e përcaktuar nga përgjegjësit e departamente, pas konsultimit me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës- akademike.

Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 19. 20, 21 qershor, pas orës 14.00.

Sezoni i provimeve të semestrit të dytë do të jetë në periudhën 24 qershor – 14 korrik 2019.

Datat e riprovimeve për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të dytë Master do të jenë: 15, 16, 17 korrik.

Diplomat në Bachelor: datë 19.07.2019

Diplomat në Master Profesional: datë 20.07.2019

Diplomat në Master të Shkencave: datë 21.07.2019

Gjithashtu, dekanati u shpreh për:

– mos penalizimin e studentëve për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen;

– përshtatjen e agjendës së personelit ndihmës-akademik për periudhën në vijim, duke parashikuar praninë në punë edhe gjatë fundjavave, deri në përfundim të semestrit të parë, si dhe të shtunave gjatë semestrit të dytë. Administratorja t’ i kërkojë Bordit të Administrimit të UT-së vlerësimin financiar të punës jashtë orarit për personelin ndihmës akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat