Moszgjatje e hetimit për Tahirin, PD: U orkestrua nga Rama e Marku lirimi i ish Ministrit - Bota Sot
Moszgjatje e hetimit për Tahirin, PD: U orkestrua nga Rama e Marku lirimi i ish Ministrit

Shqipëria

Moszgjatje e hetimit për Tahirin, PD: U orkestrua nga Rama e Marku lirimi i ish Ministrit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:35
Flamur Noka dhe Saimir Tahiri

Këtë të hënë gjykata e krimeve të rënda i dha të drejtë Tahirit dhe hodhi poshtë prokurorinë, duke e ndaluar kohëzgjatjen e hetimit të organit të akuzës ndaj ish Ministrit, një veprim që sipas PD-së tregon qartë sesi është orkestruar lirimi i Tahirit nga ana e Kryeministrit Rama.

Përmes një dalje publike, deputeti i PD-së Flamur Noka ka hedhur akuza në drejtim të kryeprokurores Arta Marku dhe kryeministrit, duke deklaruar se Tahiri është drejt lirimit nga akuza për trafik ndërkombëtar të drogës dhe përfshirje me grupin kriminal të Habilajve. Noka i ka bërë thirrje po ashtu dhe ndërkombëtarëve që të reagojnë për rastin.

“PD ka paralajëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafikdroge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi sot. Pastaj përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokuroreve që u vendos në kundërshtim të ligjit.

Kjo do të thotë se nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje dosja do të kthehet e paplotë.

Me mbështetje të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic që të mos vazhdojë hetimet ndaj tij. Të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të mos shpëtojë pa u ndëshkuar.”, tha Noka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...