Deklarata e fortë e Dades: Nëse bëhet mocion me votë të fshehtë, Rama rrëzohet!

Shqipëria

Deklarata e fortë e Dades: Nëse bëhet mocion me votë të fshehtë, Rama rrëzohet!

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Arta Dade

Ish deputetja e PS-së Arta Dade ka deklaruar se nëse do të bëhj një mocion besimi në Kuvend, atëherë Rama do të rrëzohej nga karrigia e kryeministrit.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, socialistja u shpreh se ka marrë plot sms nga ana e shumë socialistëve, se nëse votimit do të ishte i fshehtë, atëherë Rama do të binte nga vetë të majtët.

 "Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë", tha ish-deputetja socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat