I tregoi organin gjenital në video 15-vjeçares, ja çfarë shkruante në Facebook polici manjak pasi e rikthyen në detyrë - Bota Sot
I tregoi organin gjenital në video 15-vjeçares, ja çfarë shkruante në Facebook polici manjak pasi e rikthyen në detyrë

Shqipëria

I tregoi organin gjenital në video 15-vjeçares, ja çfarë shkruante në Facebook polici manjak pasi e rikthyen në detyrë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 07:57
Berhan Bajrakurti

Ditën e djeshme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeëareje.

Videoja shokuese ku polici i Policisë së Shqipërisë luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Ajo ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka deklaruar se në emër të Bajrakurtit nuk është bërë një denoncim për ngacmim seksual duke hedhur poshtë dëshminë e nënës së vajzës.

Efektivi ishte liruar nga detyra më herët për t’u rikthyer më pas në vitin 2013.

Në rrjetet sociale, ku paraqitej tejet aktiv ai shkruante se është në drejtimin e duhur, slogani i PS gjatë fushatës elektorale.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...