“Ramashow”, kryeministri shkon dorëzon bonusin për trinjakët, e quan babain e fëmijëve “profesor”

Shqipëria

“Ramashow”, kryeministri shkon dorëzon bonusin për trinjakët, e quan babain e fëmijëve “profesor”

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Foto

Pak kohë më parë qeveria vendosi një shpërblim për bebet që vijnë në jetë, kështu për fëmijën e parë bonusi është 400 mijë lekë, për të dytin 800 mijë dhe të tretin 1 milion e 200 mijë.

Ndërsa në rast se lind binjakë apo trinjakë, shuma jepet e plotë, 2  milionë e 400 mijë për binjakët dhe 3 milionë e 600 mijë për trinjakët.

Sot në Tiranë kanë ardhur në jetë trinjakë dhe për “darovitje” shkoi vetë kryeministri Rama.

“Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë!

Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili! Edhe 100!”, shkruan Rama.

Dëgjoni videon e shpërndarë nga ERTV, teksa kryeministri bën “humor” burgu me babain e fëmijëve për rritjen e popullsisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat