Basha heq xhupin dhe i përgjigjet Ramës për bashkinë e Pogradecit: I ke bërë hesapet me Niçen

Shqipëria

Basha heq xhupin dhe i përgjigjet Ramës për bashkinë e Pogradecit: I ke bërë hesapet me Niçen

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të marrë bashkinë e Pogradecit.

Nga qyteti liqenor, Basha i tha Ramës se i ka bërë hesapet me kriminelët dhe jo me qytetarët.

Basha: Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë bashkinë e Pogradecit. Po i kë bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, nuk i ke bërë hesapet me popullin dhe i janë verbuar sytë. Do marr këtë do marr atë. Tani nga Pogradeci dua tja them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehajdut, kryetrafikant. Deri të premten në 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën dhe ti japësh zgjidhje politike, më 16 shkurt populli do të trajtoje si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat