ISHP mbi situatën e gripit në vend: Nuk ka epidemi, ja masat që duhet të merrni

Shqipëria

ISHP mbi situatën e gripit në vend: Nuk ka epidemi, ja masat që duhet të merrni

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

Instituti i shëndetit publik ka qetësuar qytetarët lidhur me situatën e gripit në Shqipëri. Sipas ISHP vendi nuk është në epidemi, por raste të shtuara të gripit, ndërkohë që thekson se e njëjta situatë paraqitet edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane. Ajo i bën thirrje qytetarëve të informohen për kujdesin ndaj gripit dhe të ftohtit.

Deklarata e plotë e ISHP

Lidhur me situatën e gripit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije për qytetarët se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.
Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A, nëntipizimi është në proces.

Në javën 05 të vitit 2019 vërehet një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. ISHP thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat