Studentët e Fakulteti Juridik janë rikthyer të martën në auditoret e tyre për të zhvilluar mësimin. Pas përfundimit të plotë të protestës, edhe pedagogët u thirrën në komisionin e medias për diskutime. Disa prej tyre pjesë edhe e asamblesë thanë se pas protestës studentët janë më të përgjegjshëm për arsimin. Ndërsa zv/dekani i Fakulteti Histori Filologji Agron Gjekmarkaj kërkoi që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen nëse ka qenë ai që ka urdhëruar futjen e policisë në ambientet e fakulteteve.
Pas gati më shumë se dy muajsh protestë edhe studentët e juridikut i janë rikthyer mësimit në fakultetin e tyre.
Për studentët protesta ishte shembull i mirë, por rikthimi në mësim ishte i domosdoshëm.
Ndërsa pedagogët e fakulteteve të universitetit të Tiranës u thirrën në diskutim për protestën e studentëve në komisionin e medias. Ata thanë se protesta shërbeu për përgjegjshmëri më të madhe ndaj arsimit, por vunë theksin edhe te buxheti, i cili sipas tyre është shumë i pakët për kërkimin shkencor.
Ndërsa zv/dekani i Fakultetit Histori Filologji, Agron Gjekmarkaj denoncoi futjen e policisë në ambientet e fakulteteve duke fajësuar edhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndër temat e tjera të diskutimit ishte edhe ligji i arsimit të lartë, për të cilin pedagogët shprehën rezerva duke kërkuar ndryshimin e tij.