Anulimi i HEC-eve arbitrar, Qeveria kërkon verifikimin e lejeve që ka miratuar vetë

Shqipëria

Anulimi i HEC-eve arbitrar, Qeveria kërkon verifikimin e lejeve që ka miratuar vetë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:19
HEC

"Kam vendosur ngrirjen jo operative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre".

Kjo deklaratë e cila ngjalli pasiguri te investitorët për shkak të veprimit të njëanshëm është pasuar me një tjetër veprim të çuditshëm.

Në urdhrin ku sanksionohet pezullimi i punimeve në të gjithë HEC-et, konstatohet një tjetër absurditet.

Edhe pse një pjesë e mirë e lejeve janë dhënë prej kësaj mazhorance, kërkohet verifikimi i tyre me Objektivat e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme.

Një dëm i madh i ngarkohet dhe investitorëve, të cilët kanë financuar punimet duke shpenzuar shuma të konsiderueshme parash.

Veprimi i njëanshëm shkon në të kundërt me premtimin e mbështetjes së investitorëve, duke sjellë tkurrjen e mëtejshme të kompanive të huaja që e shikojnë Shqipërinë si mundësi zhvillimi.

Pasigurinë e krijuar e konstaton dhe Konfindustria, ku Gjergj Buxhuku shprehet se pezullimi në grup krijon pasiguri.

Gjergj Buxhuku: Nuk mund të bëhet pezullim ose prishje kontratash në grup sikur u tha në prononcimin e parë nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës. Kontratat janë të gjitha individuale ku shteti i përfaqësuar nga Ministria e Energjisë është njëra nga palët, pala tjetër janë privatët që kontrollojnë njëri-tjetrin në zbatim të kushteve të kontratës që kanë nënshkruar të dyja palët. Pezullimi në grup me terma të përgjithshëm sikur ishte radhën e parë praktikisht asgjë nuk do të zgjidhte, përkundrazi do ta rëndonte situatën sepse do tu jepte mundësinë koncesionarëve të këqinj që nuk kishin respektuar kushtet të kontratës të mbroheshin në gjykatë.Në çdo rast, zgjidhja do të ishte në gjykatë.

Përsa i përket deklaratës së Ministres Buxhuku, ai shprehet se deri më tani ka pasur një paqartësi të theksuar.

Gjergj Buxhuku: Do të pezullohen të gjithë kontratat e HEC-eve jo operative, termi jo operativ është një term shumë ui gjerë.Nënkuptonte që edhe kontratat që tashmë ishin lidhur mund të bllokoheshin.Me vendimin e fundit që nxori Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës kemi një tërheqje, një tërheqje pozitive.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga ambjentalistët apo komunitetet,  vendimi i ministres Belinda Balluku nuk sqaron se si do të veprohet konkretisht, duke e lënë evazive të gjithë procedurën që do ndiqet për skanimin apo anulimin e kontratave koncesionare të HEC-eve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat