Gratë në fasoneri të pasigurta

Shqipëria

Gratë në fasoneri të pasigurta

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:54
Nënkomisionin parlamentar

Gratë në fasoneri punojnë në kushte larg standarteve të punës. Këto janë përfundimet që bën me dije shoqëria civile, ISHSH dhe ISHS gjatë raportimit në nënkomisioninpër barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas.

Inspektoriati i Punës mund të mbulojë me kontrolle vetëm 5 për qind të subjekteve.

Në raportin e paraqitur në nënkomisionin parlamentar për barazinë gjinore, bëhet e ditur se gjatë vitit të shkuar në këtë institucion janë paraqitur 93 ankesa nga vetë punonjësit, ndërsa janë realizuar 500 inspektime.

Arben Seferi: Arsyet e këtyre ankesave lidhen me cënimin e marrëdhënieve të punës, vonesa në dhënien e pagave, mosderdhje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, largim i padrejtë nga puna dhe për kushte pune jo të favorshme.

Ndërsa Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vuri në dukje disa mangësi të këtij institucioni.

Vjollca Braho: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor nuk ka një laborator të tijin për të bërë analizat e nevojshme në inspektimet që shkohet. Ne nuk kemi mjete për të bërë inspektime, të gjithë punonjësit dhe grupet e inspektimit shkojnë me mjetet e tyre.

Përfaqësues të shoqërisë civile u ndalën te aksidentet në punë, duke përmendur edhe rastet e helmimeve.

"Ka dyshime të forta që shumica e aksidenteve në punë nuk raportohen fare, të gjendjes së të fiktit që na e thonë gratë vetë. Materialet e tekstileve shpërthejnë në ajër për shkak të bojërave të përdorura me elementë të ndryshëm helmues. Këto raste janë të patrajtuara dhe nuk marrin parasysh dëmet që sjellin në tru me kalimin e viteve jo në moment, pas gjendjes së të fiktit".

Institucionet dhanë rekomandimet, ku ndër më kryesor kërkuan aktivizimin e sindikatave, të cilat janë thuajse inekzistente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat