Mazhoranca miraton ligjin e ri për tokat, opozita kundër: Klientelist

Shqipëria

Mazhoranca miraton ligjin e ri për tokat, opozita kundër: Klientelist

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:11
Mazhoranca

Mazhoranca miratoi e vetme mes debateve ligjin për kalimin e pronave nga ish-ndërmarrjet bujqësore në pronësi të përfituesve.

Fatmir Mediu dhe Nasip Naço, si të vetmit përfaqësues të opozitës, e kundërshtuan pasi sipas tyre me këtë ligj tokat i përfitojnë edhe ata që nuk duhet ti përfitojnë.

Fatmir Mediu: Në vend që këto toka të vihen si fond i kompensimit apo kthimit të pronave të pronarëve të ligjshëm, i çojmë akoma dhe më tej që t'ua japim atyre që nuk u takon, që i marrin sipas interesave politike dhe konjekturës politike. Nuk mund të shikohet e drejta si numër votash.

Nasip Naço: Mënyra sesi e shtoni nuk e ndalon që ai që nuk ka qenë punonjës por ka qenë banor i fshatit, të marrë tokën. Ligji është klientelist. Po i legalizoni të gjitha këto toka të marra, të mbajtura në mënyrë të paligjshme.

Por për mazhorancën, mënyra sesi përfitohet një tokë bujqësore është tashmë e rregulluar nga legjislacioni.

Klotilda Ferhati: Të gjitha shqetësimet që keni, që janë të drejta, sa i takon mocënimit të së drejtës së pronësisë së subjekteve që mund të kenë pretendime, proces etj. Tokat bujqësore që mund ti marrë sot fshatari që e përdor efektivisht por nuk ka titull pronësie janë të ezauruara në legjislacionin aktual.

Projektligji i paraqitur është hartuar nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe në kohën kur ishte deputet nga ku më pas janë bërë edhe disa ndryshime në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat