Korçë, makina përplas këmbësorin

Shqipëria

Korçë, makina përplas këmbësorin

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:54

Një këmbësor është aksidentuar mbrëmjen e sotme nga një mjet në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Shtetasi K.M duke drejtuar mjetin tip "Range Rover", ka aksidentuar shtetasin A.D, rreth 59  vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat