Akuzohet për ngacmimin seksual të të miturës, si doli denoncimi për policin shqiptar

Shqipëria

Akuzohet për ngacmimin seksual të të miturës, si doli denoncimi për policin shqiptar

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 23:47
Berhan Bajrakurti

Për herë të parë video nudo e oficerit të policisë Berhan Bajrakurti u publikua nga Newsbomb, pronarja e së cilës ka dhënë këtë mbrëmje detaje në lidhje me denoncuesin e rastit, një qytetar anonim që ka dërguar videon.

E ftuar në emisionin Opinion, gazetarja Anila Basha, drejtuese e Neësbomb, ka treguar dhe bisedën që ka patur me denoncuesin, i cili ka komunikuar përmes një profili fallso në rrjetin social. Basha është shprehur se video ka ardhur nga një profil i quajtur Marsela Malësorja, ku dukej oficeri Barjakurti, i cili i dërgonte video nudo një vajze 15 vjeçare.

“E dija që ishte një profil i rremë, por në momentin që mua më erdhën tre video të policit vendosa ta publikoj”, tha Basha. Gazetarja  ka thënë se denoncuesi nuk ka dashur të identifikohet, duke thënë: “Nuk dua të bëhem si rasti i Kavajës”.

Gazetarja u shpreh se personi që po kryente denoncimin fliste me siguri për ngjarjen, madje se pas publikimit të videove, ai do të larfgohej nga Shqipëria pasi i druhej gjakmarrjes.

Anila Basha: Dhe unë e pyeta: Zotëri, ju e dini që mund t’ju gjej dhe ky është një kallëzim i rremë dhe ju po denonconi një oficer policie?

Unë i marr të gjitha kostot përsipër dhe do iki nga Shqipëria sepse kjo konsiderohet një gjakmarrje- është përgjigjur denoncuesi.

Kujtojmë se oficeri Bajrakurti është ndaluar nga policia dhe se sipas hetimit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat videot nudo janë gjetur në celularin e oficerit të policisë. Vetë Bajrakurti është shprehur se videot janë të tijat porse ai nuk ka ngacmuar asnjë vajzë të mitur. Ndryshe pretendojnë familjarët e vajzës, të cilët kanë shkuar në komisariatin e Malësisë së Madhe dhe në Shkodër për të denoncuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat