Mediu në Fier: 16 shkurti, fillimi i pakthyeshëm i rrëzimit të Edi Ramës - Bota Sot
Mediu në Fier: 16 shkurti, fillimi i pakthyeshëm i rrëzimit të Edi Ramës

Shqipëria

Mediu në Fier: 16 shkurti, fillimi i pakthyeshëm i rrëzimit të Edi Ramës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me strukturat e PR-së në Fier

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me strukturat e PR-së në Fier. Gjatë këtij takimi, kryetari republikan diskutoi në lidhje me zhvillimet e fundit politike, kryesisht ato në kampin opozitar dhe veçanërisht në lidhje me organizmin e protestës së 16 shkurtit.

“Politika është një detyrim qytetar, prandaj ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në të gjithë veprimin tonë politik, që përveçse të tregojmë të keqen e kësaj qeverie, të ndërtojmë edhe raportin e besimit me qytetarët, në mënyrë që 16 shkurti të jetë fillimi i pakthyeshëm i rrëzimit të Edi Ramës që nuk ka asgjë të përbashkët, jo vetëm me republikanë e demokratë, por tashmë as me socialistët”, tha Mediu.

Ai vazhdoi më tej duke denoncuar ato që i quajti rastet e njëpasnjëshme të skandaleve qeveritare, ndërsa foli edhe për rritjen e kriminalitetit, ku sipas tij tashmë qeveria është bërë palë me struktura të caktuara të krimit të organizuar.

Një tjetër aspekt në fjalën e Mediut, ishte edhe Reforma e munguar Zgjedhore. “Pa një Reformë Zgjedhore, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edi Rama dhe bandat me paratë e trafiqeve nuk munden. Prandaj është e domosdoshme, që të kemi sa më shpejt një reformë zgjedhore, konform parimeve bazë të demokracisë dhe të monitoruar edhe nga eskpertë të organizmave ndërkombëtare”, u shpreh Mediu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...