Basha: Merrni në dorë fatin tuaj. Vendosni ju! - Bota Sot
Basha: Merrni në dorë fatin tuaj. Vendosni ju!

Shqipëria

Basha: Merrni në dorë fatin tuaj. Vendosni ju!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:55
Lulzim Basha

Nga qyteti i Burrelit, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kjo zonë është goditur shumë rëndë nga kriza ekonomike.

“E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë”, tha ai.

Sipas Bashës arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin.

“Fati juaj është në dorën tënde.

Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë.

Këta kanë dalë lakurq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur.

Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk ekziston fare, 18 milionë euro.

Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro.

Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt.

Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriket.

Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë”, u shpreh Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...