Rama i përgjigjet Bashës: Qentë le të lehin, vazhdimi dihet

Shqipëria

Rama i përgjigjet Bashës: Qentë le të lehin, vazhdimi dihet

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:42
Edi Rama

Ndërsa kryedemokrati Basha vijon turin e takimeve në rrethe për të ftuar qytetarët që siç thotë ai e kanë “lakun në fyt”, as kryeministri Rama nuk mbetet pas me përgjigjet.

Basha sot ishte në Burrel dhe bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë, ndërsa kryeministri në të njëtën kohë zgjodhi t’i përgjgjej me një postim në Twitter.

“Qentë le të lehin, vazhdimi dihet”, shkruan Rama.

Një ditë më parë ndërsa ndodhej në Lezhë, aty ku mbështeti Pjerin Ndreun për kryebashkiak, kryeministri Rama e thumboi Bashën, duke u shprehur se nuk kishte frikë nga protesta. Sipas tij, ajo është mesazh dashurie i shprehur nga Basha, me qëllim për t’u takuar.

POSTIMI I PLOTË
E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat