Raporti: Zhduket kanabisi në Shqipëri, në 2018 u kultivuan vetëm 27 parcela

Shqipëria

Raporti: Zhduket kanabisi në Shqipëri, në 2018 u kultivuan vetëm 27 parcela

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Prezantimi i raportit për kanabisin

Zhduket kanabisi nga Shqipëria. Policia e Shtetit në bashkëpunim me  GdF kanë publikuar raportin me shifrat e kultivimit dhe sekuestrimit për vitin 2018. Report Tv ka siguruar raportin ku theksohet se në vitin 2018 ka pasur 40% më shumë fluturime se në vitin 2017. Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017. Në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 27 parcela me 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017. Gjithashtu nga zyrtarët italianë u theksua se në vitin 2018 trafiku i drogës ra me 81% ose e thënë ndryshe, nga 34.7 ton kanabis që u sekuestruan në vitin 2017, në 2018 u sekuestruan 6.6 ton.

Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë në Ministrinë e Brendshme Italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina deklaroi se "Në krahasim me të kaluarën deshën dhe arritëm të zgjeronim jo vetëm periudhën e monitorimit, por edhe fazat e tjera. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë shoqëria Benecon për identifikimin e kultivuesve. Mirënjohje kryetarit të delegacionit diplomatik, ambasadorit Cutillo. Bashkëpunimi me Shqipërinë e ka prejardhjen që në 1991 mbi trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe sot kemi një platformë marrëveshjesh që mbështet mbi 18 instrumente të bashkëpunimit dypalësh.

Zyra e ekspertit për sigurinë në Shqipëri ka siguruar informacione të nevojshme me autoritetet shqiptare. Veprimtaritë e zhvilluara duhet të analizohen në krahasim me vitin e kaluar me një qasje që mban parasysh një qëndrim, një qasje shumë disiplinore në luftën kundër trafikut. Janë përmirësuar dhe konsoliduar shumë procedurat duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar si përdorimi i një teknologjie të re për përpunimin e të dhënave për të bërë më pas analizën e riskut.

Është bërë identifikimi i  grupeve kriminale. Në 2018 ka shënuar konkretizime të rëndësishme. Fushata e fluturimeve ka bërë të mundur 187 orë fluturimi, që prej datës 5 prill deri në tetor 2018 dhe analizën e 733 mijë hektarësh të territorit shqiptar. Përballë kësaj veprimtarie që është. është konfirmuar ulje e plantacioneve janë identifikuar vetëm 27, nga 88 që ishin në 2017. Tregohet një ulje domethënëse edhe e kanabisit të sekuestruar në Itali me 81% brenda një viti" deklaroi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat