Kushtet e punës në Shqipëri, orare të zgjatura, të papaguara dhe mungesë sigurie - Bota Sot
Kushtet e punës në Shqipëri, orare të zgjatura, të papaguara dhe mungesë sigurie

Shqipëria

Kushtet e punës në Shqipëri, orare të zgjatura, të papaguara dhe mungesë sigurie

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:08
Ilustrim

Punonjësit në vendin tonë, kryesisht ata nëpër fasoneri, përballen me kushte mjaft të vështira në punë jo vetëm me orare të zgjatura dhe të papaguara, por edhe pasiguri që shpesh kanë çuar edhe në aksidente.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar pranë nënkomisionit për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas kryetarja e organizatës Aleanca Gjinore Për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, renditi disa prej problematikave të evidentuara gjatë vitit 2018, duke kërkuar strukturave përgjegjëse të reagojnë.

Ndërsa për krerët e inspektorateve shtetërore të punës dhe atë shëndetësor ka shumë mungesa në kapacitete për mbulimin me inspektime të të gjithë subjekteve ndërkohë që aktualisht inspektohen vetëm 5%, shkruan “scan”.

Gjatë vitit 2018 janë bërë 500 inspektime nga Inspektorati Shtetëror I Punës dhe janë raportuar 93 ankesa pjesa më e madhe nga punonjës të fasonerisë kryesisht për cenim te marrëdhënieve të punës, mosdhënie të pagës dhe mos derdhjen e sigurimeve shoqërore nga punëdhënësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...