Nis Matura Shtetërore. Maturantët në konsultime për t’u përgatitur për provimet

Shqipëria

Nis Matura Shtetërore. Maturantët në konsultime për t’u përgatitur për provimet

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Mynyr Sina

Në të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë kanë filluar konsultimet për Maturën Shtetërore që zhvillohen nga muaji shkurt deri në maj. Në stenda qëndrojne të afishuara datat për konsultime në lëndët me detyrim Gjuhë-Letërsi Shqipe, Matematikë, Anglisht. Ndërsa konsultimet për lëndën me zgjedhje do të zhvillohen nga maji në qershor.

Profesor matematike prej 4 dekadash, Mynyr Sina po konsulton një nga klasat më të suksesshme të Maturës, që numëron rreth 15 ekselentë: “Çdo mësues matematike bën 2 orë konsultim në javë. Pjesëmarrja është vullnetare dhe falas. Zhvillohen nga ora 7.15 – 8, ose 13.15 -14:00. Përsëritim nga klasa e 9 deri në të 12. Zgjidhim ushtrime që kërkojnë nxënësit. Ata janë violina e parë dhe ne udhëheqësit”.

Pjesëmarrja në konsultim është e lartë, rreth 80% e maturantëve ndjekin orët shtesë.

“Na bëjnë shumë mirë sepse përsëritja ndikon në provimin përfundimtar”, thotë një nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat