Duka i vendos dy kushte Bashës: Nuk e firmos bashkëpunimin nëse… - Bota Sot
Duka i vendos dy kushte Bashës: Nuk e firmos bashkëpunimin nëse…

Shqipëria

Duka i vendos dy kushte Bashës: Nuk e firmos bashkëpunimin nëse…

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Agron Duka dhe Lulzim Basha

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, ndryshe nga aleatët e tjerë rreshtohet kundër platformës së bashkëpunimit të propozuar nga Partia Demokratike.

Duka thotë se para se të firmosë, në platformë duhet përcaktuar qartë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe objektivat për bujqësinë, nesër në qeveri.

Duket se kjo platformë që përpiqet të konsolidojë bashkëpunimin ka dhënë një efekt të kundërt, duke sjellë krisjen e parë në kampin opozitar, që po përgatitet për protesta.

Partia Agrare Ambjentaliste e refuzon Pltaformën e Bashkëpunimit që Partia Demokratike e propozoi për aleatët e saj.

Në një intervistë për Ora News, Agron Duka, tha se Lulzim Basha, më herët duhet të plotësojë dy kërkesa thelbësore.

“Një nga pikat që ne na ndan dhe e kemi theksuar gjatë gjithë kohës është kodi zgjedhor, reforma zgjedhore, gjë e cila preket shumë shkarazi në platformën e Bashës.E dyta, duam që në një nga pikat e reformës të jetë e theksuar zhvillimi i bujqësisë në të ardhmen”, thotë Agron Duka.

Nëqoftëse Partia Demokratike heziton në plotësimin e dy kërkesave, Partia Agrare do të dalë zyrtarisht jashtë koalicionit të opozitës.

Sipas Dukës, kjo nuk do të thotë që kjo forcë politike do bashkëpunojë me mazhorancën.

“Absolutisht jemi jashtë koalicionit por gjithmonë jemi në opozitë me mazhorancën sepse edhe nga mazhoranca jemi të pakënaqur me mënyrën sesi e shikon zhvillimin e bujqësisë. Mendojmë se bujqësia dhe blegtoria nuk shihet si prioritet por shihet si një sektor anësor“, Agron Duka.

Përtej riciklimit në dukje të një kize brenda opozitës, Partia Agrare Ambjentaliste, mbështet dhe do të jetë pjesë e protestës së 16 shkurtit.

“Ne do të jemi në protestë së bashku me opozitën, së bashku me  qytetarët shqiptarë“, shprehet Duka.

Platforma e bashkëpunimit e propozuar nga Partia Demokratike, u kërkon aleatëve që të dalin në një koalicion me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...