Zbardhen tabulatet! Çfarë diskutoi shqiptari në celular pasi vrau me mikun e tij greken - Bota Sot
Zbardhen tabulatet! Çfarë diskutoi shqiptari në celular pasi vrau me mikun e tij greken

Shqipëria

Zbardhen tabulatet! Çfarë diskutoi shqiptari në celular pasi vrau me mikun e tij greken

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:33
Manolis Koukouras, Aleksandër Luca dhe Eleni Topaloudi

Autoritetet greke kanë zbardhur tabulatet telefonike të Aleksandër Lucës dhe bashkëpunëtorit të tij grek Manolis Koukouras, të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos.

Rezulton se greku Manolis Koukouras i kishte dërguar mesazh një avokati të njohur disa orë pas krimit. Në orën 10:11 ai komunikon në telefon me avokatin dhe e pyet se çfarë duhet të bëjë.

Nga ana tjetër, 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca telefononte vazhdimisht një mikun e tij. Ata kanë komunikuar mes tyre katër herë, konkretisht në oraret 08:12, 08:45, 11:07 dhe 13:12. Gjatë bisedës me njëri-tjetrin, ata flasin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në një kohë kur kishin kaluar vetëm disa orë nga krimi i rëndë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë edhe bisedat mes shqiptarit dhe 21-vjeçarit grek Manolis Koukouras në rrjetet e tyre sociale.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar, abuzuar dhe vrarë studenten Eleni Topaloudi. Më pas trupin e saj e hodhën në det. Luca dhe Koukouras ndodhen tashmë në burgun e Grevenas. Ata kanë pranuar se kanë marrë pjesë në krim, por të dy akuzojnë njëri-tjetrin si personin që e dhunoi studenten dhe vendosi për ta hedhur trupin në det. Ndërkohë, Aleksandër Luca është i dyshuar edhe për abuzimin seksual ndaj një vajze tjetër, rast që po hetohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...