“2018, viti i çrrënjosjes së fenomenit të kanabisit”, Voda: E konfirmuan dhe ndërkombëtarët! - Bota Sot
“2018, viti i çrrënjosjes së fenomenit të kanabisit”, Voda: E konfirmuan dhe ndërkombëtarët!

Shqipëria

“2018, viti i çrrënjosjes së fenomenit të kanabisit”, Voda: E konfirmuan dhe ndërkombëtarët!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:18
Rovena Voda

Viti 2018 ishte viti historik i çrrenjosjes totale të fenomenit të kanabisit në Shqipëri.

Kështu ka deklaruar nga studio e ERTV, Zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, teksa ka folur për suksesin e policisë së shtetit në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

“Patëm rezultate mbresëlënëse në vitin 2017, por ne duhej të shkonim përtej tyre, deri në çrrenjosjen totale të këtij fenomeni, siç me krenari e them që sot jemi në këto kushte. Objektiv ka qënë parandalimi dhe goditja e fenomenit që në gjenezë, që do të thotë kontroll i imtësishëm ku grupe policore në të gjitha qarqet kanë pasur nën mbikqyrje pjesë të caktuara të territorit duke mos lejuar kultivimin. Grupet e kontrollit për vitin 2018 kanë qënë dyfishi i grupeve në vitin 2017”, tha Voda.

Në 2018 sasitë e kultivimit janë 50 % më pak se në 2017, tha zëndës ministrja, rreth 50 mijë bimë të asgjesuara. Sipas saj, numri i parcelave të identifikuara nga fluturimet ajrore të Guarda Di Finanzas janë 1 e 3-ta më pak se 2017-a.

“Këto rezultate janë të konfirmuara edhe nga partnerët ndëkrombëtarë, ministria e brendshme italiane dhe Guarda Di Finanza që kanë kryer monitorimet ajrore. Në konferencën antikanabis sot, vetë gjeneralët italianë identifikuan këto rezultate”, tha Voda.

Zëvendës ministrja konfirmoi se po vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për goditjen e grupeve kriminale të trafikimit të kanabisit.

“Që nga vjet kemi pasur në fokus jo vetëm çështjen e kultivimit që është një nga frontet e luftës, por fronti i dytë është edhe ai i goditjes së grupeve kriminale që operojnë me trafikun. Më shumë se 25 grupe kriminale janë goditur, ka autorë të proceduar dhe arrestuar. Fokusi ynë tashmë, me mbylljen e frontit të parë, çrrenjosjes, është krimi i organizuar. Bashkëpunimi me partnerët ka vlerën e veçantë të shkëmbimit të informacionit”, përfundoi Voda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...