Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Meta: Thellësisht i trishtuar, ngushëllime familjarëve

Shqipëria

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Meta: Thellësisht i trishtuar, ngushëllime familjarëve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga aksidenti

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Shkup- Tetovë, ku humbën jetën të paktën 13 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Meta shkruans e është thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi I humbjes së jetëve në këtë tragjedi.

Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup - Tetovë.

Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! 

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! 

Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat