Aksidenti me 13 të vdekur në Tetovë, reagimet e Metës, Ramës dhe Bashës - Bota Sot
Aksidenti me 13 të vdekur në Tetovë, reagimet e Metës, Ramës dhe Bashës

Shqipëria

Aksidenti me 13 të vdekur në Tetovë, reagimet e Metës, Ramës dhe Bashës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 06:23
Rama, Meta, Basha

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në Maqedoni.

13 persona humbën jetën nga aksidenti që ndodhi në autostradën Tetovë-Shkup, pas përmbysjes së një autobusi, ndersa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Në lidhje me këtë aksident kanë reaguar presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Reagimi i presidentit Ilir Meta

"Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!"

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

"Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik".

Reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e aksidentit tragjik pranë Gostivarit. Në këto ore dhimbje dhe tronditje të thellë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...