Ulje temperaturash deri në -5°C, zbuloni si do të jetë moti për ditën e sotme

Shqipëria

Ulje temperaturash deri në -5°C, zbuloni si do të jetë moti për ditën e sotme

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

Vendi vijon të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme por të ftohta, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të dukshme paraqiten në zonat Verilindore.

Pasditja dhe nata do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -5 në mëngjes deri në 13 gradë mesdita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat