Elbasan, digjet makina e një biznesmeni

Shqipëria

Elbasan, digjet makina e një biznesmeni

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:11
Foto Ilustrim

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” në të gdhirë të ditës së sotme, ndërsa makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.

Ajo është përfshirë nga flakët në mënyrë të menjëhershme dhe është djegur pjesërish. Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat