Basha i drejtohet Talat Xhaferrit: Je në Kuvendin ku janë vjedhur karriget

Shqipëria

Basha i drejtohet Talat Xhaferrit: Je në Kuvendin ku janë vjedhur karriget

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:46
Talat Xhaferri

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon sot protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

"Të votojmë me bidnjen që më e mira është para nesh" u shpreh kryeministri Rama i cili në fjalën e tij  nënvizoi se pa marrëveshjen e Prespës nuk do të kishte anëtarësim në NATO.

"Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut. Nëse sot situata në Maqedoninë e Veriut është më mirë se asnjëherë tjetër i dedikohet rolit konstruktiv të lidershipit të shqiptarëve dhe lidershipit kurajoz të Zoran Zaev" u shpreh Rama.

I pranishëm në seancë është edhe Talat Xhaferri, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë

Nga ana e tij kryetari i PD-se duke iu drejtuar Talat Xhaferrit  tha: Ju jeni të pranishëm në një sallë që quhet kuvend por është i mbushur me njerëz që kanë ardhur si shprehje e vullnetit të bandës së organizuar dhe një grusht oligarkësh. Hajdutë me lekë të vjedhur kanë blerë dhe mandatet e ulur në këtë karrigë"  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat