Vaksina antigrip, MSHMS apel qytetarë për t’u vaksinuar

Shqipëria

Vaksina antigrip, MSHMS apel qytetarë për t’u vaksinuar

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:38
Ilustrim

Për të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të kryer vaksinën antigrip.

Për shumicën e njerëzve gripi mund të jetë një sëmundje kalimtare por në disa raste shkakton ndërlikime të rënda deri në vdekje. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për vaksinimin e popullatës.

Vaksina ndaj gripit përmban pjesë inaktive (virus të copëzuar jo të gjallë) të viruseve që mendohet se do qarkullojnë gjatë sezonit të gripit.

Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit. Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë. Vaksina ndaj gripit duhet të kryhet çdo vit, kryesisht me fillimin e stinës së vjeshtës e deri në muajin mars.

Kush rekomandohet për të kryer vaksinën ndaj gripit?

Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ me moshë mbi 6 muaj. Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku: Punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer) si dhe personat obezë. Vaksina ofrohet për kategori të caktuara, siç janë forcat ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat