Vrasje për Shën Valentin. Një grua u qëllua me armë në kokë, në kërkim kunati

Shqipëria

Vrasje për Shën Valentin. Një grua u qëllua me armë në kokë, në kërkim kunati

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Një grua e masakruar është gjeur në afërsi të Liqenit të Sharrës. Në trupin e viktimës kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe tre plumba. Njërin e kishte marrë në kokë dhe dy të tjerët në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima identifikohet si Lirie Xhepa, 49 vjeç, banore e zonës. Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë dhe menjëherë efektivët e Komisariatit Nr. 6 kanë ardhur në vendin e ngjarjes bashkë me grupin hetimor.

Familjarët e viktimës na thonë që Liria ishte e ve prej 15 vitesh: “Ishte grua e sjellshme, e mirë, unë i kam njerëzit e mi ata… I ka vdekur burri para 15 vitesh dhe ishte grua e lartë. Punonte tek çanta në Kombinat”.

Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve. Prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj. Më i madhi ndodhet në Londër, ndërsa djali i dytë ndodhet në burg për arsye që nuk dihen.

Polica po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ai mendohet se është kunati i saj, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka patur një lidhje intime, e cila mund të jetë bërë shkak për vrasjen në këtë ditë të Shën Valentinit.

Të gjithë familjarët e saj janë marrë në pyetje. Trupi i nënës me 4 fëmijë u gjet nga banorët e zonës që lajmëruan edhe policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat