Raporti i BSH: Këmbimi valutor po stabilizohet - Bota Sot
Raporti i BSH: Këmbimi valutor po stabilizohet

Shqipëria

Raporti i BSH: Këmbimi valutor po stabilizohet

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Ilustrim

Banka e Shqipërisë prezantoi sot për mediet “Raportin e Politikës Monetare” për 3-mujorin e parë të vitit 2019, ku evidenton se këmbimi valutor i brendshëm po stabilizohet rreth niveleve aktuale.

Banka e Shqipërisë shprehet se, gjatë vitit që lamë pas, forcimi i lekut në raport me valutat ishte i papritur, por sipas BSH-së, “kursi do të stabilizohet shumë shpejt”.

Kursi mesatar i monedhës së përbashkët europiane euro në vitit 2018 qëndroi në nivelin 127.6 lekë nga 134 lekë që ishte në vitin 2017. Në këtë, sipas ekspertëve bankarë, përveç fondamenteve, në zhvlerësimin e euros ndikuan dhe spekulimet dhe faktorët psikologjikë.

“Presim që kursi të stabilizohet rreth niveleve aktuale”, tha BSH-ja. Ndërsa në muajin janar 2019, euro u këmbye mesatarisht midis 124-125 lekëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...