Nuk ka prova për ngacmimin, policin e Shkodrës e çojnë në shtëpi

Shqipëria

Nuk ka prova për ngacmimin, policin e Shkodrës e çojnë në shtëpi

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Berhan Bajrakurti

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e arrestit shtëpiak me 30 ditë për efektivin Berhan Bajrakurti.

Shkak është bërë mungesa e provave dhe dëshmia e një denoncimi zyrtar për ngacmimin seksual ndaj të miturës që pretendohej në media.

Ditën e sotme, familjarët e Bajrakurtit janë shprehur se akuzat janë të pabaza.

“Ai nuk ka ngacmuar asnjë të mitur. Nëse vërtetohet kjo gjë, ai nuk është më familjari ynë. Ne kemi 3 ditë që nuk dalim nga shtëpia për shkak të shpifjeve që qarkullojnë në media” – tha vëllai i tij.

Vetë efektivi i ndaluar i ka mohuar akuzat duke u shprehur se videon intime ia kanë marrë pabesisht nga telefoni.

Në materialin e servir në media, shfaqet polici i Malësisë së Madhe në skena intime teksa filmon veten e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat