SHBA, thirrje opozitës: Asnjë akt dhune në protestë!

Shqipëria

SHBA, thirrje opozitës: Asnjë akt dhune në protestë!

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Për protestën që opozita ka paralajmëruar këtë të shtunë, ka reaguar edhe Uashingtoni.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se e drejta e tubimit është një liri e domosdoshme. Por nga ana tjetër, ambasada kërkon të mos përdoret asnjë formë dhune.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.

Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive” – shkruan në njoftimin e saj Ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat