Gjashtë gra të vrara, sociologët: Shoqëria shqiptare në depresion - Bota Sot
Gjashtë gra të vrara, sociologët: Shoqëria shqiptare në depresion

Shqipëria

Gjashtë gra të vrara, sociologët: Shoqëria shqiptare në depresion

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:50
Gëzim Tushi

Në këtë Shën Valentin numri i grave të mbetur viktimë shkoi në gjashtë. Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe se dhuna i ka rrënjët në mentalitetin e vjetër dhe gjendjen ekonomike.

Në ditën kur dashuria do të duhet të ishte kryefjalë një tjetër grua u vra në kryeqytet.

Lirie Xhepa e çoi në gjashtë numrin e grave të mbetura viktimë këtë vit, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët apo të afërmit.

Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe një nga arsyet e dhunës i ka rrënjët tek mentaliteti i meshkujve shqiptar që e konsiderojnë bashkëshorten pronë.

Gëzim Tushi: Shoqëria shqiptare po dëshmon një anormalitet dhe një zhbalancë ekuilibrash brenda saj, të cilat janë konvertuar në një shtim të paimagjinueshëm të krimit në shoqërinë tonë.Është mentaliteti primitiv, patriarkal, maskilist sipas të cilit burri shqiptar dhe në përgjithësi burri ballkanik e konsideron bashkëshorten pronë të tij. Një pjesë e meshkujve shqiptarë kanë filluar ti kenë sytë shumë jeshil, janë xhelozë për gjithçka, nuk pranojnë pjesën e lirisë së gruas, pjesën e personalitetit të saj, pavarësinë që duhet të ketë.

Sociologu, Gëzim Tushi, këshillon divorcin për martesat që nuk funksionojnë.

Gëzim Tushi: Zgjidhja e konflikteve martesore apo dhe lidhjeve të tjera në shoqërinë shqiptare në vend që të bëhet në mënyrë humane dhe të qytetëruar, duke futur dialogun, tolerancën, mirëkuptimin dhe zgjidhjen qoftë edhe përmes divorcit, gjejnë rrugën më të shkurtër duke i marrë jetën partnerit.

Përpos dhunës dhe vrasjeve, në vendin tonë është kthyer në shqetësim edhe fenomeni i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale ndaj vajzave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...