Paloka i përgjigjet Ramës: Më ndihmoi Zoti që ta hodha bojën në gojën tënde të qelbur!

Shqipëria

Paloka i përgjigjet Ramës: Më ndihmoi Zoti që ta hodha bojën në gojën tënde të qelbur!

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:41
Edi Paloka

Deputeti e njëkohësisht nënkryetari i kuvendit Edi Paloka ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e shumta që ka bërë Rama në drejtim të tij, fill pas gjestit të demokratit për ta qëlluar me bojë në Parlament.

I ftuar në emisionin Opinion, Palokës i është shfaqur sërish momenti i javës së kaluar ku Rama e përqeshte deputetin duke pëshpëritur “ththth”. Paloka është shprehur se ai është thuthuq, por i vjen keq që kryeministri i një vendi merret me të tilla çështje. Madje Paloka i ka kthyer përgjigje Ramës duke thënë se e ka ndihmuar Zoti pasi boja Ramës i ra në gojën e tij të qelbur.

Paloka: Ai kryeministër për fat të keq nuk i ka votat e shqiptarëve për të qenë aty. Nuk është problemi se unë u fyeva nga ai. Problemi është që një kryeministër nuk bën gjë tjetër e vetëm fyen, ky grabit e më pas i tall shqiptarët.

Po thuthuq jam unë, kshu jam! Nuk besoj se është krim të jesh thuthuq, por ky zotëria nuk ka argumente dhe sigurisht ky do të merret me ktë. Veprimi im ka qenë i menduar kurse garda na thoshte që Paloka ka hedh lëndë kimike. Ka qenë bojë shkrimi dhe veprimi im ka qenë super i menduar. Më ndihmoi zoti që ja hodha në gojën e tij të qelbur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat