Vasili ofendon Ramën: Një idiot! Veprimi i Palokës ishte minimumi

Shqipëria

Vasili ofendon Ramën: Një idiot! Veprimi i Palokës ishte minimumi

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 23:11
Petrit Vasili, Edi Rama

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me gazetarn Ylli Rakipi ishin të ftuar gazetarë e analistë por edhe deputetë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se veprimi i bërë sot nga Paloka ishte minimumi. Vasili hedh akuza ndaj kryeministrit por edhe ndaj kryeparlamentarit Ruçi.

“Për një idjot që thotë gruas time ti hani mender këtë e atë, popullit thoshte i ngrihet, si ngrihet çfarë mund të kërkosh më shumë. Jo vetëm ky por edhe ai që e kanë vënë të drejtojë parlamentin është po aq i ligë sa ai. Ka një përkujdesje të fëlliqur për të pasur një metër të egër për përjashtime ndaj opozitës. 

Ata janë të mendimit që parlamenti është i yni dhe ne bëjmë çfarë duam. Publiku duhet t’i dijë të gjitha se çfarë ndodhi sot . Ai donte të thoshim nga një fjalë në kryetarët dhe ta mbyllim e të votojmë. Ia thamë qartë që kemi për të diskutuar. Për të evituar çdo lloj konflikti nuk na dhanë fjalë. Ai mori atë që meritonte. Reagimi i Palokës ishte minimumi”,- tha Vasili.

-Por si e komentojnë panelistët e tjerë të emisionit gjestin e Palokës?

Agron Shehaj: Ai ka shenja rrugaçërie, por ka edhe një strategji, mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Palokën e kuptoj nuk e di si mund të reagoja po të isha në vend të tij. Por në interes të opozitës nuk është të bëhet pjesë e provokimeve.

Ilir Babaramo: Rama ishte përgatitur të ndërtonte diçka shumë solemne, Ratifikimi i protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO ishte për të një rast i mirë për tu shfaqur si “baba i kombit”. Në një delir të tillë ju përgjigj Bashës dhe thotë ai fëmiju, por tejkaloi të drejtën dhe iu kthye mbrapsht me bojë. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, në Parlamentin shqiptar ka pasur edhe atentate. Ishte një shiringë më bojë, asgjë më shumë.

Fatos Lubonja: Rama është përfaqësues i një kulture shqiptare të dhunës, të talljes. Ne nuk bëjmë dialog, nuk e respektojmë tjetrin si të barabartë. Personi në fjalë ka edhe sëmundjen e vetë që ia thellon këtë, është narcizizmi malinj që ka. Problemi më i madh është si ka mundësi që ne zgjedhim njerëz të tillë për të na drejtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat