Edi Rama për Dajtin: Vendimi do zhbëhet, “peshkaqenët” do japin llogari

Shqipëria

Edi Rama për Dajtin: Vendimi do zhbëhet, “peshkaqenët” do japin llogari

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 06:10
Edi Rama

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave në lidhje me çështjen e uljes së dënimit nga ana e Gjykatës së Apelit për Dritan Dajtin.

Teksa mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje, Rama tha para moderatorit Sokol Balla se të gjitha ata që kanë bërë këto deklarata do të paditen për shpifje.

“Keto jane shpifje, dhe tashme nisin padite per shpifje dhe te gjithe keta”

Por krahas kësaj deklarate Rama njoftoi se ai vetë do të bëjë ç’të jetë e mundur që vendimi për Dajtin të zhbëhet ndërsa theksoi se të gjithë peshkaqenët e drejtësisë do të japin llogari para drejtëisë së re.

“Peshkaqenet e drejtesise po dalin ne rresht prej drejtesise se re dhe do te vije dita qe drejtesia e re do tu shkoje ne dere ketyre peshkaqeneve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat