Ndryshimet / Kryeministri Rama: Nuk kam as edhe një mik në këtë kabinet

Shqipëria

Ndryshimet / Kryeministri Rama: Nuk kam as edhe një mik në këtë kabinet

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 06:13
Edi Rama

Kryeministri Rama ka komentuar diskutimet më të fundit të realizuara në qeveri, ku nga Real Story deklaroi se ai nuk ka punësuar asnjë person të afërt në qeveri.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Rama tha se të gjitha emërimet e ministrave të rinj janë bërë në bazë të performancës së këtyre të fundit.

“Unë nuk kam asnjë mik të afërt në qeveri. Është përfolur shumë për Lindën, time shoqe por kjo nuk është e vërtetë. Unë ministren e Financave e kam zgjdhur falë punës që ajo ka bërë deri më tani tek Fondi Sigurimeve. Po ashtu Besa Shahinin e kam ndjkur kur ka qenë zv/minsitre dhe ka bërë një punë shumë të mirë. Partia Socialiste ka mbi 800 mijë mbështetës. 80 mijë anëtarësime çdo vit.”

Rama u ndal edhe tek protesta e studentëve. Sipas tij, ishte kjo protestë ajo që i hapi rrugën e punësimit të rinjve në administratë.

“Protesta e studenteve i hapi per here te pare rrugen punesimit te vete studenteve sipas pergatitjes arsimore dhe notave. Kete se ka bere askush me pare. Keshtu i bejne punet socialistet….”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat