Rama bën humor në Real Story: Jam rritur me “bojëra”, pastrohem shpejt prej saj

Shqipëria

Rama bën humor në Real Story: Jam rritur me “bojëra”, pastrohem shpejt prej saj

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 06:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmin me bojë të bërë ndaj tij nga ana e nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

I ftuar në Real Story, Rama deklaroi me ironi se është rritur me bojëra dhe se ndjeu keqardhje për prishjen e solemnitetit të seancës.

“Jam rritur me “bojera” di si te pastrohem shpejt prej saj. Ndjeva keqardhje per prishjen e solemnitetit te seances dhe u ndjeva i detyruar te kerkoja ndjese para miqve ne séance”.

Pyetjes të moderatorit Sokol Balla nëse sulmi ishte provokuar vetë nga ai, shefi i qeverisë iu përgjigj se faji nuk është i tij por i opozitës e cila, sipas tij, nuk është në gjendje që të mbajë nivelin e debatit.

“Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. Unë kam ardhur këtu ku jam ashtu siç jam. Unë asnjëherë nuk kriminalizojë dhe nuk shajë. Ky është problem i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin e debatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat