Kryeministri Edi Rama e sfidon hapur Presidentin Meta: Ai është një parti tjetër e Opozitës - Bota Sot
Kryeministri Edi Rama e sfidon hapur Presidentin Meta: Ai është një parti tjetër e Opozitës

Shqipëria

Kryeministri Edi Rama e sfidon hapur Presidentin Meta: Ai është një parti tjetër e Opozitës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 06:29
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur këtë të enjte Presidentin Ilir Meta.

Në intervistën në Vizion+, kreu i qeverisë është shprehur se ai tashmë nuk surprizohet nga Ilir Meta, duke theksuar se ai është kthyer në një parti të tretë të opozitës.

Rama deklaroi se Presidenti e bëri të kuptojë se ka edhe më keq se ish Presidenti Bujar Nishani. Kryeministri u shpreh po ashtu se në zyrën e Presidencës është ulur një partiak, por pavarësisht faktit se qëe shumica e tij që e votoi, Rama shprehet se nuk është bërë “pishman”.

Rama: Nuk kam më asnjë surprizë nga Ilir Meta. Nuk e mbajti dot peshën e të qenit i pavarur. Është thjesht partia e tretë e opozitës.

Ilir Meta u zgjodh President me një shumicë, por e kishte paketën kontrolluese. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër. Në atë parlament ishte kandidati më i mirë. Unë e dija që po zgjidhja një kandidat të opozitës, por nuk e dija që do të ishte kaq pa peshë në raport me atë peshë të rëndë që ka ai institucion dhe ai rol. Ai vend ka për të qenë unitet mes palëve, shembull mbi palët. Ilir Meta na bëri një moment të mendojmë se ka edhe më keq se Bujar Nishani.

Presidenti i Republikës është babai i kombit. Është paqtuesi. Çfarëdo që të ketë bërë secila nga palët e sfidon presidentin. Mos e harroni që në një moment ai u bëri thirrje njerëzve të armatosen kur i doli pushteti nga kontrolli. Tashmë kemi një partiak në zyrën e presidentit. Do bëjmë si do të bëjmë.

Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për t’i dhënë pushtet një njeriu që e bënë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. Çfarë duhet të bëjnë për ti hequr paranojat e më shumë pushtet apo për të hequr “retë në pantallonat e Ilir Metës”. Kjo është një metaforë. Nuk mund të shpjegohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...